30tetor 2015 – Kompanitë pjesëmarrëse të cilat kanë paraqitur ofertat në tenderin për zonën e lirë ekonomike të Spitallës, kanë probleme.
Njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në tender, është fantazmë, ndërsa konsorciumi kinez kanë kapital të papërfillshëm dhe firmat përbërese në të merren me azile pleqsh. Sipas Neës 24 zbulon identitetin e dy kompanive pjesëmarrëse në garë. E para është firma italiane “Rendur 4 shpk”, e cila nuk ekziston fare në Itali, nuk ka paguar asnjë garanci ligjore, çka e skualifikon atë automatikisht nga gara. Ndërsa pjesëmarrësja e dytë në garë, është një konsorcium kinez, bashkim i dy kompanive, i “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”. Të dhëna mbi këto kompani tregojnë mund të zbulohen qartësisht në faqen e qeverisë kineze.
Po le të shikojnë uebsiten e kompanisë Zhejiang, duket një kompani shumë e vogël, me një kapital 2,7 milionë euro, dhe në historikun e aktiviteit të saj ka blerë aksione të një prodhuesi të vogël farmaceutik. Kjo kompani ndodhet në një zonë rurale të Kinës, në jug të vendit, ku nuk ka fare zonë të lirë ekonomike.
Kurse firma tjetër Bejing Dongrun në aktivitetin e saj ka mirëmbajten e azilit të pleqve. Zbulohet gjithashtu se kapitali i firmave nuk është as sa një e dhjeta e garancisë që duhet të paguajnë për tenderin, pa le vlerën e investimit 1, 5 miliardë euro. Garancia që duhet të paguajë kompania kineze është 150 milionë euro.
Të dhënat që kanë kompanitë pjesëmarrëse në tender, me një kapital të papërfillshëm në krahasim me vlerën e invetsimit, ku rreth 500 hektarë në Spitallë do të jepen për shfytëzim për 99 vjet lë hije dyshime. Realisht plan-biznesi real i komnpanive kineze nuk është zhvillimi i një Zone Industriale në Spitallë, pasi ajo zonë nuk ka një port të mirëfilltë dhe lidhje hekurudhore efektive me rajonin dhe Europën.
Për këtë çështje është pyetur edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ai pohoi se nuk ka dijeni për këto firma, madje e ka mësuar në media. “Në vitin 2013 firma që fitoi tenderin, Kurum, kishte shkelje në procedura, duke e humbur. Ne si bashki vetëm jemi dhënë lejen e ndërtimit, ndërsa nuk jemi marrë me procedurat e tenderit”.
Në lidhje se cilët janë pas ofertave për Spitallën, disa media pranë opozitës kanë aluduar se bëhet fjalë për Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama. Po deri tani nuk ka reagim nga kryeministria.
/portali DurresLajm/





