*Por gjykata nuk e merr parasysh, e le në burg

30tetor 2015 – Koka e Ismail Morinës (Ballistit) ka kushtuar 1 milion euro. Avokati i personit që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit e ka përmendur këtë fakt sot në sallën e gjyqit në Apel ku do të vlerësohej masa e sigurisë për të. Por, nga ana e gjykatës nuk është pranuar të lihet i lirë 32-vjeçari. Ismail Morina u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi me dy pistoleta pa leje. Ai u mbrojt duke thënë se i kishte për të ruajtur veten, pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ia kishte miratuar mbrojtjen. Lidhur me pyetjen se pse mbante dy armë, Morina tha se “njëra prej tyre nuk funksiononte siç duhej.

/portali DurresLajm/