29 tetor 2015 – Pas mbylljes së Agon Channel-it, emisioni investigativ “Ca Thu” nuk do t’i ndërpresë transmetimet dhe dyshja e moderatorëve Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj nuk do të mbesin pa punë. Ata do ta nisin sezonin e ri në televizionin Klan.

Për Klan-in kjo është risi, pasi për herë të parë do të transmetohet një emision i këtij formati në këtë televizion.

Saimir Kodra ishte prej vitesh moderator i emisionit me të njëjtin profil, “Fiks Fare”, por me hapjen e Agon-it ai u transferua atje pasi u josh nga rroga marramendëse që i ofroi Becchetti me mijëra euro në muaj. Por, aq e pati dhe shkëlqimin ky tv, pasi tashmë i kanë vënë kyçin.

Megjithatë, aftësia dhe talenti i moderatorit janë për t’u vlerësuar, pasi një nga televizonet më të rëndësishme në vend nuk e la që t’i ikte ky rast.

/S.L. portali DurresLajm/