28tetor 2015 – Një prift në Vatikan, i cili është larguar nga posti i tij pasi u zbulua që është homoseksual, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Kishës Katolike Romake.
Në një letër drejtuar Papa Françeskut këtë muaj, prifti Karamsa ka akuzuar kishën se po ua shndërron jetën në ferr miliona homoseksualëve në mbarë botën, shkruan Balkanweb.
Ai kritikon atë që ai e quan, hipokrizi të Vatikanit sa i përket ndalimit të priftërinjve homoseksualë, dhe thekson se selia e Kishës Katolike është e mbushur plot me homoseksualë.
Ndërkohë Papa Francesku nuk është përgjigjur. Prifti në fjalë është shkarkuar menjëherë nga detyra, pasi deklaroi përmes një konference se është homoseksual dhe kishte një lidhje, kur priftërinjtë e Kishës katolike duhet të jenë beqarë.
/portali DurresLajm/