28 tetor 2015 – Tragjedi për familjen Rexhepi në Prishtinë, pasi djali 39-vjeçar Emini, humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi ra nga lartësia e katit të nëntë të një godine në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
I ndjeri, Emin Rexhepi, ishte punonjës i Radio Kosovës në rrjetin radioteleviziv publik RTK. Ai ishte moderues i programeve të ndryshme radiofonike në Radio Kosova. Sipas Policisë së Kosovës dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë për arsye që ende nuk janë zbardhur.
/portali DurresLajm/