27tetor 2015 – Gjenden në qytetin e Lushnjës dy kushërirat që ishin deklaruar të zhdukura nga familjarët që prej ditës së djeshme. Njëra 15, Sh.H dhe tjetra 16 vjeçe, A.R., banuese të zonës së Plazhit, ishin larguar nga shtëpia dhe nuk ishin kthyer më.
Sipas të atit të njërës prej tyre, vajzat kishin dalë për në shkollë mëngjesin e së hënës. Pritet që dy minorenet të nisen drejt Durrësit ku do të merren në pyetje në lidhje me largimin e tyre dyditor. Nuk dihet nëse ato janë mashtruar nga persona të tjerë apo janë larguar me dëshirë nga shtëpia.
/portali DurresLajm/





