27tetor 2015 – Bëhet modë kërkesa për martesë për personazhe publike. Një nga protagonistet e spektaklit televiziv “Big Brother Albania”, Alkena Dervishaj, ka deklaruar se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën për martesë që i ka bërë ish-kryeministrit socialist Pandeli Majko. Rreth dy vite më parë ajo i bëri ftesë Majkos se ishte e gatshme të martohej me atë, nëse do t’i refuzohet kërkesa për nënshtetësinë e Kosovës, shkruan Telegraf.
Në një koment të publikuar këtë të hënë në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, Alkena ka shkruar se “Hala nuk osht’ pergjigje, ndoshta po pret kur te rritna une. O ti mu o une ty, vec ma mire ti mu”,-ka shkruar ajo.
Më herët, ajo ka shkruar vlerësime për Majkon, ndërsa ka ironizuar Hashim Thaçin.
“Pandeliu kërkon nënshtetësinë e Kosovës. Nuk të duhet asgjë, vetëm e di se më shumë nga Kosova je ti se sa zotëriu që e ke takuar sot (Hashim Thaci). Nëse bash hiq nuk ta japin, martohemi dhe t’i bëj letrat”, është shprehur Alkena në profilin e saj në ‘Facebook’.
Ndërkohë, në komentet e shkëmbyera me miqtë e saj në rrjetin social, Alkena shkruan se nuk do të martohet në të vërtetë me Majkon, por vetëm sa për t’i rregulluar dokumentet nëse kjo është e nevojshme.
Mediat e Kosovës kanë shkruar se Alkena edhe në të kaluarën e ka treguar se është një femër tipike shqiptare. ‘Ajo mbahet mend për gjestin e saj gjatë reality show Big Brother, kur refuzoi të shfrytëzonte kripën greke’,- shkruan ‘Telegrafi’.
/portali DurresLajm/