27 tetor 2015 – Ishin nisur për të shkuar në shkollë por nuk janë kthyer më. Prej ditës së djeshme 26 tetor, dy kushërirat adoleshente të identifikuara me inicialet A. R, 16 vjeçe dhe kushërira e saj Sh.H, 15 vjeçe të dyja me banim në Durrës, janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.
Ka qenë i ati i 16-vjeçares, J. R, 58 vjeç i cili bëri denoncimin në polici po ditën e djeshme.
Nuk dihet ende shkaku që mund të fshihet pas largimit të dy vajzave ndërsa policia I ka shpallur në kërkim dhe po punon për gjetjen e tyre.
/portali DurresLajm/





