10 tetor 2015 – Dy shpërthime të fuqishme tronditën paraditen e sotme Ankaranë, kryeqytetin e Turqisë.

Shpërthimet ndodhën në një miting paqësor dhe deri tani sipas një vlerësimi paraprak të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, raportohet për 86 persona të vdekur dhe mbi 180 të tjerë të plagosur, shkruajnë mediat turke.

Shpërthimet janë regjistruar pranë stacionit të trenit në qyet dhe shënjestra duket se ka qenë marshimi ku do bëhej thirrje për t’i dhënë fund dhunës me grupin separatist kurd PKK. Shpërthimet mendohet jenë kryer nga një kamikaz i cili ka hedhur veten në erë.

Kjo ngjarje e rëndë ndodh në prag të zgjedhjeve të reja të përgjithshme që do të mbahen muajin e ardhshëm.

/S.L. portali DurresLajm/

Kujdes! Pamje të rënda