9tetor 2015 – Lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti pasi ka hedhur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës duke i bërë për spital disa deputetë të Kuvendit, është nisur drejt Skandinavisë.
Gazeta Express shkruan se, Kurti ka udhëtuar drejt Oslos nga Aeroporti i Shkupit. Siç dihet ai është i martuar me një norvegjeze me të cilën e ka edhe një vajzë. Po ashtu, Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se në bashkëpunim me prokurorinë, ka kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar dhe pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.
Kurti është parë duke hedhur gazin lotsjellës ndërkohë që kjo përbën vepër penale për të cilën parashihet 6 muaj burg deri në 5 vjet.
/portali DurresLajm/