8tetor 2015 – Vezët që u gjuajtën mbi kryeministrin Isa Mustafa pak ditë më parë në kuvendin e Kosovës ishin si “lule” para ngjarjes së sotme. Deputetët e opozitës, kryesisht ata ta Vetëvendosjes, lëshuan bomba me gaz lotsjellës në mes të sallës ku po zhvillohej seanca. Disa deputetë u dërguan në spital si pasojë e problemeve.
Seanca u shpërnda, ndërsa për ngjarjen reagoi dhe Ambasada Amerikane, duke e denoncuar këtë akt të rëndë.
/portali DurrësLajm/





