6 tetor 2015 – Dy ditë para ndeshjes me Serbinë në stadiumin e Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë me lojtarët e Kombëtares së futbollit. Në një videoselfie të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama bën thirrje për dinjitet dhe maturi në ndeshjen me Serbinë. Ajo që bën përshtypje është fakti se, kryeministri nuk i quan shqiponja lojtarët, por…ujqër.

“Mirëmbrëma nga foleja e ujqërve kuqezinj ku jemi takuar. Kemi folur dhe mbi të gjitha dominon bindja se duhet një mbështetje e jashtëzakonshme, por duhet edhe një dinjitet, maturi dhe europianizëm i jashtëzakonshëm në ‘Elbasan Arena’”, thotë Ramë në videon e publikuar nga mediat.

Ndërkohë, në videoselfien e publikuar në “Facebook”, përkrah Ramës qëndron trajneri Xhani De Biazi dhe lojtarët e Kombëtares të cilët japin nga një mesazh të shkurtër për ndeshjen e ardhshme që do të luhet më 8 tetor.

/portali DurresLajm/