6tetor 2015 – Kapiteni i Kombëtares i cili pak kohë më parë u bë baba i Boikenit, duket se vazhdon të jetë në të njëjtën atmosferë, e në humor të mirë. Kjo të paktën sipas postimit të tij të fundit në IG, që pavarësisht incidentit në ndeshjen e fundit, shihet i buzëqeshur e optimist për ndeshjen kundër Sebisë, shkruan lapsi.
Në selfien e shkrepur krah shokëve të skuadrës, Hysaj e Berisha, veç përshkrimit për ta, Loriku ka dhe një dedikim për veten: “Definitivisht mbetem më i bukri” – shkruan Cana, si për ta konfirmuar personalisht, atë për të cilën veç talentit në futboll, të gjithë e komplimentojnë.
/portali DurresLajm/