6 tetor 2015 – Sulmohet sërish me vezë kryeministri i Kosovës Isa Mustava.
Sulmi ndodhi paraditen e sotme, teksa Mustafa po mbante fjalën e rastit me rastin e manifestimit “Dita e mjedrës” që po mbahej pranë Komunës së Podujevës.
Menjëherë ka reaguar sigurimi dhe ndërkohë dy persona u arrestuan, raportojnë mediat kosovare.
Kjo është hera e dytë që kryeministri sulmohet me vezë pas sulmit nga ana e deputetëve të opozitës në seancën parlamentare.
/portali DurresLajm/