5tetor 2015 – Dalip Gjoka, mjeku 64 vjeçar nga Mati nuk heq dorë nga Bleona. Sot ai foli nga studio e Top Channel ku deklaroi se, këmbëngul në kërkesën për ta bërë Bleona Qeretin nuse matjane. Por, ai sot vuri 5 kushte për nusen, të cilën e pranon edhe vetëm për 1 natë.
“Dua që të veshë kostumin tradicional të Matit; Të ngjitet në malin e Dejës; Të pijë kafe të shkolla e Macukullit, ku unë kam dhënë mësim; Të vërë lule te varri i gjyshit dhe gjyshes sime; Të pranojë titullin Qytetare Nderi nga Bashkia Mat”, ishin kushtet e Dalip Gjokës. Ai u përgjigj edhe për reagimin e dy vajzave, duke thënë se ato duhet ta kuptojnë dhe se ai i vlerëson maksimalisht ato dhe gruan.
Më herët Gjoka pranoi kerkesën e kengetares për t'u bërë babai i fëmijës së saj dhe se kishte pasuri 300 milionë lekë.
/portali DurresLajm/