5 tetor 2015 – Njëri ndër gjyqtarët më të mirë në botë, Nicola Rizzoli do të drejtojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Rizzoli është përzgjedhur gjyqtar i përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë nga UEFA.
Italiani ka referuar finalen e Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Gjermanisë si dhe finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2013.
/portali DurresLajm/





