5 tetor 2015 – Nexhmije Hoxha krahason veten me Nënë Terezën, krejtësisht ndryshe nga sa e përcaktojnë shqiptarët.
Në një intervistë për një televizion francez, gruaja e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, që për më shumë se 40 vite mbajtën Shqipërinë nën thundrën e komunizmit stalinist, duke folur për regjisorin Joel Soler thotë se nuk i pëlqen nofka që i kanë vënë “Merimanga e zezë”. Madje thotë më tej se puna e saj ngjason me atë të së madhes Nënë Tereza.
“Atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë”, është shprehur Nexhmije Hoxha në një dokumentar për televizionin francez Planet + në ciklin e dokumentarëve “Gratë e Dikatorëve”.
“Kjo grua e vogël dhe vjetër është e veja e Enver Hoxhës, despotit të pastër stalinist dhe të vështirë, i cili udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë për më shumë se dyzet vjet me spastrimet dhe internime masive”, shkruan televizioni Planet +.
“Nexhmije Hoxha padyshim që ka gjak mbi duart saj”, vazhdon televizioni francez, që pak ditë më parë ka transmetuar edhe dokumentarin për gruan e diktatorit shqiptar.
/portali DurresLajm/





