4tetor 2015 – Përmbytet jugu i Francës, 17 të vdekur. Një situatë e pazakontë është krijuar në disa qytete në Costa Azzurra të Francës, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që provokuan përmbytjet dhe shembje ndërtesash e rrugësh.
Kana dhe Nisa janë dy nga qytetet me dëme më të mëdha, rrugët e të cilave janë mbuluar nga uji, ndërsa mijëra shtëpi janë pa energji. Pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë në rrugë apo janë bllokuar brenda makinave të tyre. Ndonëse shifra e viktimave flet për 17, shumë të tjerë janë të zhdukur dhe mendohet se do të rritin numrin e tyre.
/portali DurresLajm/