2 tetor 2015 – Një grua ka përjetuar tortura të paimagjinueshme, është rrëmbyer dhe i është nënshtruar një sulmi seksual të tmerrshëm, nga një çift që do të vidhnin para për të blerë një laptop.

Ronald Ford 33 vjeç dhe Shavontae Green 26 vjeçe nga Omaha e kanë pranuar përdhunimin, torturën dhe rrëmbimin që i bënë gruas 38-vjeçare, i dashuri i së cilës i kishte para borxh.

Ford së bashku me të dashurën Green shkuan në shtëpinë ku viktima bashkëjetonte me të dashurin e saj, në përpjekje për të vjedhur para për të blerë një kompjuter. Kur e gjetën vetëm në shtëpi, ata e rrahën dhe e rrëmbyen 38-vjeçaren.

Çifti mizor më pas shkoi në shtëpinë e tyre dhe aty vazhduan sulmet e pamëshirshme ndaj gruas. E detyruan që të kryente marrëdhënie seksuale me Ford-in, e dogjën me cigare, e fshikulluan me zinxhirë dhe e përdhunuan me këmbën e tavolinës.

Torturat e dyshes së sëmurë nuk kishin të sosur, ata e sulmuan viktimën me kimikate, i hodhën ujë të nxehtë në shpatulla dhe kraharor dhe i hodhën zbardhues rrobash në organet gjenitale.

Gjithçka u zbulua kur i dashuri i viktimës shkoi në shtëpi dhe vuri re që në apartamentin e tij kishte hyrë dikush me forcë dhe partnerja ishte zhdukur.

Gazeta britanike “The Mirror” shkruan se autorët e ngjarjes tani janë arrestuar dhe do të kalojnë të gjithë pjesën e mbetur të jetës në burg. Dënimi do të bëhet zyrtar në nëntor, Ford rrezikon 170 vite në burg, ndërsa Green 75.

/S.L. portali DurresLajm/