1 tetor 2015 – Dhjetëra nxënës dhe profesorë shqiptarë u helmuan nga një gaz i panjohur pasditen e djeshme në Shkup.

Incidenti u shënua në Shkollën e Mesme Ekonomike “Arsenij Jovkov” në lagjen Butel të kryeqytetit maqedonas. Gjendja ka qenë vërtet alarmante, pasi të helmuarit kanë ndjerë dhimbje të forta në trup dhe kanë pasur vështirësi në frymëmarrje.

“Zhurnal” raporton se para shkollës u shkaktua një rrëmujë e madhe, prindër të revoltuar u mblodhën së bashku dhe kërkuan përgjegjësi nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partitë politike shqiptare, se si është e mundur që të helmohen nxënësit shqiptarë.

/portali DurresLajm/