29 shtator 2015 – Aktori i ndjerë Paul Walker, ka ishte ende gjallë në momentin kur makina e tipit “Porsche” u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasjeje që i mori atij jetën. Të paktën kështu pretendon vajza 16-vjeçare e aktorit që vdiq dy vjet më parë.
Meadow Walker ka ngritur një padi kundër “Porsche”, duke pretenduar se makina e tipit “Carrera GT”, me të cilën Walker po udhëtonte, kishte një problem në projektimin e saj, gjë që shkaktoi dhe vdekjen e tij.
Sipas padisë së ngritur, ylli i “Fast and Furious” nuk ka vdekur si pasojë e përplasjes pasi ai ka qenë gjallë deri në momentin që makina u përfshi nga flakët, raporton “TMZ”.
/S.L. portali DurresLajm/