28 shtator 2015 – Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund zërave të shumtë që kanë qarkulluar në media se ku do të jetë këtë sezon televiziv, pas largimit të saj nga “Top Channel”.
Xhunga konfirmoi përmes një statusi në “Facebook” se, do të vazhdojë të jetë në krye të emisionit të saj “Shqip”, por tashmë në kanalin televiziv “Vizion +”.
Gazetarja shfrytëzoi këtë rast për të reklamuar edhe librin e saj më të ri “Edhe një “Shqip”, ku mund të shfletohet të gjitha emisionet e së hënës.
/portali DurresLajm/