28 shtator 2015 – Shkencëtarët e NASA-s gjejnë prova të rrjedhjes së ujit në Mars
Pavarësisht reputacionit si një vend i pajetë dhe i shkretë, ka gjasa që në Mars të ketë ujë.
Shkencëtarët raportuan sot (28 shtator) shenja definitive të ujit të lëngët në sipërfaqen e Marsit, një gjetje që rrit spekullimet për ekzistencën e jetës.
“Kjo gjetje na jep mundësinë për të parë se ku duhet të fokusohemi më shumë,” thotë Alfred McEven, një profesor i gjeologjisë në Universitetin e Arizonës.
Në një artikull të publikuar në revistën Nature Geoscience, McEven dhe shkencëtarët e tjerë identifikuan molekula me ujë dhe kripëra.
/portali DurresLajm/