28shtator 2015 – Olti Curri njihet për thumbimet që bën herë pas here në faqen e tij në facebook. Kësaj here ai ka shkruar se si administratori i faqe së emisionit ‘Jo vetëm mode’ i Floriana Garos ka fshirë komentet që i janë bërë në një foto ku pyetet për konkursin e Miss Univers 2015.
Por ish-miss Shqipëria Garo ia ka kthyer përgjigjen në statusin e tij duke shkruar “Olti Curri boll promovove negativitete se nuk i bejne mire ndjekesve te tu! Kjo vajza e famshme e motit sic thua ti eshte AUTORE dhe MODERATORE e formatit Jo vetem mode. Faqja administrohet nga disa persona dhe nese i ka fshire dikush komentet negative dhe me mllef si puna e ketyre qe ben ti, mire kane bere!”
Por më pas debati është thelluar teksa Olti ka shkruar “Floriane e mire, po pra ate bera promovova negativitetin tuaj ndaj ndjekesve qe me diktature kerkoni t'i impononi ate qe doni ju. Komenti nuk ka sharje dhe asnje ofendim personal. Se per komentet me sharje banale ben mire qe i fshin. Sa per autore “Jo vetem mode” eshte format i gatshem edhe nuk ka vend per autoresi. Vetem se te marresh kamerat edhe te intervistosh neper parukeri, ferma me rrush, apo neper dasma. Sa per motin, e ke gabim qe e paragjykon, aty more fame ne kembe, pastaj e rehatuar te kolltuqet e Opinion.” /panorama/