25shtator 2015 – Vetëm dy ditë pasi iu drejtua me shprehjen “idiot” gazetarit Arian Çani dy ditë më parë në studion e emisionit “Opinion”, këngëtarja Bleona Qerreti u përball drejtpërdrejt me gazetarin në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’.
Bleona sqaroi se kishte qenë vetë ajo që e kishte marrë në telefon Çanin pas etiketimeve që kishte bërë në studion televizive.
Mes këngëtares dhe gazetarit pati replika të tipit ‘erdha të tregoj b*thën… apo “do vij ta prek b*thën zemër”.
“Çanin e mora unë në telefon sepse në vazhdën e të gjithë këtyre provimeve që unë kam bërë me fjalë, Çani ishte ai që kishte folur për mua dhe unë vendosa të vij vetë. Zakonisht ti ke folur për pjesën e poshtme timen dhe unë erdha për të treguar pjesën e poshtme dhe të sipërmen… sepse ti je doktori i B*së…”, deklaroi Bleona.
Ndërsa Arian Çani iu përgjigj duke thënë “do vij ta prek bythën zemër…”.Pas replikave që kanë shkëmbyer në distancë për cilësinë e të pasmeve, gazetari Arian Çani preku në vend intim këngëtaren Bleona Qerreti në emision live. Edhe pse ora shënonte rreth 21:35 minuta, regjia uli dritat në studio dhe për pak sekonda Arian Çani vërtetoi nga afër pretendimet e tij nëse këngëtarja kishte kryer apo jo ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. “Për sa i përket shijeve, le t’ia lëmë njëherë tjetër… Ti vërtetove që nuk i ke të bëra. Jam i bindur që s’ke asgjë të bërë në trupin tënd.”,-tha Çani. Ndërsa këngëtarja vlerësoi komplimentet e tij.