25shtator 2015 – Prezantuesja shqiptare që nxjerr gjoksin jashtë gjatë leximit të lajmeve është pezulluar nga puna sepse ka pranuar një set fotografik nga Playboy. Enki Bracaj, 21 vjeç e cila punon tek Zjarr Tv në Shqipëri është bërë e njohur në botë falë një artikulli në ‘Dailymail’ para disa ditësh.
Por tani shefat e saj janë zemëruar dhe e kanë pezulluar nga puna pasi ajo është kontaktuar nga Playboy për një bashkëpunim. Ismet Drishti thotë se, e pezulloi pasi mësoi për setin fotografik. Sipas tij, kjo do të dëmtonte televizionin që ai drejton, Zjarr tv. Ky televizion ka fituar audiencë pikërisht nga ideja e tij. “Ideja erdhi si rezultat se të gjithë televizionet në Shqipëri kanë të njëjtën fytyrë në dhënien e lajmeve dhe të njëjtin mesazh. Unë doja të sillja diçka ndryshe, më të freskët. Ideja ishte që ajo të mos tregonte shumë nga nudizmi i saj, të mbetej diçka misterioze aty. Kjo rezultoi e suksesshme dhe seti i fotove tani do na prishë shumë punë. Mbase gjithë këtë që kemi ndërtuar”, tha Drishti për balkanëeb.
Kurse spikerja hot thotë se, “Nuk pres të bëhem e famshme brenda natës. Kërkon shumë punë televizioni. Unë jam një gazetare në fillimet e mia dhe duhet të ndërmarr parasysh disa risqe”. Gjithsesi palët po mundohen të gjejnë një rrugë të mesme.
/portali DurresLajm/