24 shtator 2015 – Bleona Qereti është moskokëçarëse e pa komplekse dhe nuk mërzitet kur të tjerët flasin jo pozitivisht kundrejt saj, por mbrëmë në emisionin Opinion është nxehur paksa.

E ftuar për të rrëfyer eksperiencën e saj në Amerikë, Bleona i është kundërvënë Iva Tiços për ato që gazetarja ka thënë në nëntor kur Bleona doli në AMA e zhveshur me fustanin e famshëm të rrjetës.

“Ti Iva nuk e pëlqeve fustanin tim. E pres atë reagim nga injorantët, jo nga ty. Çfarë lidhje ke ti me modën njëherë që të komentosh veshjen time. Apo tani që dola unë në Vevo, fillove të thuash fjalë të mira”, filloi Bleona të ngrinte zërin në studio, ndërsa Iva u përmbajt dhe i foli me qetësi duke i thënë se ai ishte thjesht mendimi i saj dhe që nuk dukej bukur me atë fustan.

Por pa mbaruar mirë me Tiçon, Bleonës i kujtohet dhe Arian Çani i Zonës së Lirë.

“Arian Çani është një copë idioti”, u shpreh publikisht Bleona vetëm sepse ai ka shpikur dy vargje që sipas këngëtares, e shan: “O Bleona, o Bleona i ke b.thët si vagona”.

/S.L. portali DurresLajm/