23shtator 2015 – Trajneri amerikan i gjimnastikës, Marvin L. Sharp, u gjet i vdekur të shtunën në mbrëmje në qelinë e tij në “Marion County”. 49-vjeçari nga Indianapolis vuante dënimin pas katër akuzave të ngritura ndaj tij për abuzime seksuale me minorene dhe tri akuza për sjellje të pahijshme me të mitur.
Keit Karlson, zëdhënëse e zyrës së “Marion County Sherif”, tha se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Hetimi penal nisi ndaj trajnerit të vitit në Amerikë në gjimnastikë në 2010-n, pasi iu gjetën mijëra foto të fëmijëve që stërviste dhe imazhe pornografike në shtëpinë e tij dhe në palestër. Më pas hetimi çoi në arrestimin e tij më 24 gusht, pas denoncimit të bërë nga një 14-vjeçare, e cila kishte qenë sportiste e Harp për tre vite.
/portali DurresLajm/