PARASHIKIMET/Në vitin 2031 popullsia e Shqipërisë bie me 4 për qind (minus 120 mijë banorë), do të rriten vetëm kryeqyteti (plus 25 %), qytet bregdetare të Durrësit (plus 4 %) dhe Vlorës (plus 3 %)

·        

23 shtator 2015   Edhe pse gratë e Kukësit dhe Dibrës kanë lindshmërinë më të lartë në Shqipëri, kjo dhe për meritë të bashkëshortëve, dy qarqet verilindore, si dhe ai i Gjirokastrës, kanë rënien më të lartë të popullsisë në vend për arsye të migrimit të brendshëm drejt Tiranës dhe Durrësit dhe emigracionit jashtë vendit.

Sipas INSTAT-it, vetëm qarqet e Tiranës dhe Durrësit kanë norma mesatare rritjeje pozitive të popullsisë gjatë periudhës 2010-2014, respektivisht 1,4% dhe 0,8%. Qarku, që regjistron rënien më të lartë të popullsisë gjatë viteve 2010-2014 është ai i Gjirokastrës me një rënie prej 2,7 për qind ose 2 mijë banorë çdo vit. Tirana dhe Durrësi vazhdojnë të jenë qarqet top-destinacion për migrantët e brendshëm (shihni tabelat).

Sipas projeksioneve të INSTAT-it, bazuar në Censusin 2011, parashikohet që popullsia, për periudhën e projektuar 2011-2031, do të bjerë në total me 4 për qind: nëse në vitin 2011 popullsia e Shqipërisë ishte 2.9 milionë banorë, në harkun e 20 vjetëve, në vitin 2031, ajo do të jetë 2,78 milionë banorë, ose 120 mijë më pak.

Qarqet, të cilat do të kenë rritje të popullsisë

Tirana           rritje 25 %

Durrësi          rritje  4 %

Vlora             rritje  3 %

Rënia më e shpejtë e popullsisë pritet të ndodhë në qarqet

Kukës           rënie 31 %

Gjirokastër   rënie 32 %

Dibër            rënie 34 %

/th. m. portali DurresLajm/