23shtator 2015 – Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është bërë baba. Ndonëse bashkëshortja e tij priste ta lindte djalin në kohën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, (më 8 tetor), fëmija ka ardhur në jetë me herët.
Lorik Cana për momentin luan me skuadrën e Nantesit në Francë, pasi u largua nga ekipi i Lacios në Itali.
Cana e celebroi martesën e tij me bukuroshen italiane në qytetin e Prishtinës. Pritet sesi do ta pagëzojë djalin kapiteni kuq e zi.
/portali DurresLajm/