·       Durrsakët – ndër më ‘dembelët’, të katërtit nga fundi: ua kalojnë elbasanasit, madje edhe myzeqarët e Fierit e Beratit!

22 shtator 2015 –  Burrat kuksianë janë më ‘punëtorë’, pak a shumë kështu iu përgjigj socialistëve deputeti i qarkut të Kukësit dhe ish-Ministër i Rendit të Publik Flamur Noka lidhur me akuzat për shtimin e votuesve. Por, me sa duket, deputeti blu paska pasur të drejtë, madje e vërtetuar shkencërisht me statistika..

Sipas INSTAT-it, Dibra dhe Kukësi janë qarqet me numrin më të madh të fëmijëve për një grua në moshë riprodhuese, respektivisht 2.56 dhe 2.33 fëmijë për grua. Këto dy qarqe janë të vetmet qarqe me nivel lindshmërie më të lartë se norma e zëvendësimit 2.1 fëmijë për grua.

Nisur nga Indeksi sintetik i fekonditetit, që ka qenë 1,79 për vitin 2014, burrat e Durrësit janë më “dembelët” në Republikë, pasi mes 12 qarqeve, ai bregdetar renditet i nënti, ose i katërti nga fundi, me indeks fekonditeti 1,66; të dhjetët vijnë shkodranët me 1,60; të njëmbëdhjetët gjirokastritët me 1,53 dhe të fundit vlonjatet me 1,37.

Të tretët renditen elbasanasit me nivel lindshmërie 2; të katërtët myzeqarët e Fierit me 1,80; të pestët lezhjanët me 1,58; të gjashtët beratasit me 1,77; të shtatët tiranasit me 1,70 dhe të tetët korçarët me me 1,70.

/th. m. portali DurresLajm/