21shtator 2015 – Bleona Qerreti ka shpenzuar mjaft shumë për të shkëlqyer në të kuqe në mbrëmjen e “Miss Universe Albania”
Fustani i kuq që Bleona ka pasur të veshur derisa ishte anëtare e jurisë në mbrëmjen e zgjedhjes së ‘Miss Universe Albania’ ka kushtuar shumë, por që ia ka vlejtur.
Bleona ka sjellë nga Amerika fustanin, dizajn të markës ‘Saint Laurent’ ndërsa Prive mëson se ai ka kushtuar hiq më pak se 6800 dollarë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, Bleona ka shkëlqyer gjatë ceremonisë dhe në darkën luksoze të organizuar pas spektaklit, ka bërë shumë poza dhe i ka rënë në sy shumëkujt.
/portali DurresLajm/