21 shtator 2015 – Të hënën, në ditën e parë zyrtare të vjeshtës, Durrësi po përjeton një tjetër ditë me vapë, duke sfiduar kështu parashikimet e motit të fundjavës që sapo u mbyll.
Sot në orën 9:39 temperatura e ajrit ishte 32 gradë, ndërsa sipas parashikimeve meteorologjike në mesditë shtylla e zhivës nuk duhet të kalonte 25 gradë Celsius. Qyteti bregdetar i ka “rrëshqitur” të dielën edhe reshjeve të parashikuara të mesditës, duke “i shtyrë” ato për në mesnatë.
Dita e ekuinoksit të vjeshtës shënon edhe barazimin në kohë të orëve të ditës dhe natës. Duket se edhe për shumë ditë të tjera në Durrës frekuentuesit e plazhit mund të shijojnë rrezet e diellit dhe banjot e ujit.
/portali DurresLajm/





