19 shtator 2015 – Fituesi i Big Brother 1, Arbër Çepani ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh nga tatimet, pasi në biznesin e tij vajza që punonte në banak u gjet e pasiguruar. Sipas Arbrit, vajza ishte thjesht me një kontratë shërbimi 20-ditore dhe ai është nga ata persona që është treguar që në hapjen e biznesit i rregullt me të gjitha detyrimet ndaj shtetit.
Por shteti për Arbrin është i krimbur, injorant dhe arrogant. E ka irrituar tej mase inspektimi dhe gjoba e pamerituar Çepanin, dhe për këtë ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook ku shpreh gjithë revoltën e tij ndaj shtetit.
Reagimi i Arbër Çepanit në Facebook:
Te kam dhjere ne mender o shteti im i bythes!! Do te besh shtet kur nuk di as cfare eshte shteti!! Te kam dhjere ne mender qe jam i vetem idiot ne Tirane qe kur kam hapur Komiteti – Kafe Muzeum paguaj cdo takse , tatim dhe kontribut sigurimesh shoqerore dhe shendetesore dhe pres cdo fature, jo tani qe pas show-t qe ke filluar o shteti im i dhjere por qe diten e pare qe eshte hapur biznesi!!!
Te kam dhjere ne mender se me mundim, sakrifica dhe financa personale mbaj me veshtiresi ne kembe nje strukture muzeale ne mbrojtje te trashgimise kulturore dhe materiale shqiptare qe ti jo vetem nuk e mbeshtet sic do ndodhte ne cdo vend tjeter te botes por edhe e sulmon!!! Dhe e sulmon nga injoranca dhe arroganca o shtet i krimbur sepse aq injorant dhe arrogant je sa qe as ligjet qe miraton vete nuk di te interpretosh!!
Ti sot shteti im sot, me dergon 3-4 adoleshente qe sapo kane dale nga bankat e shkolles, dhe me vendos nje gjobe 500 mij leke sepse ne banak gjendej nje vajze e cila ishte aty me kontrate sherbimi 20 ditore, per te cilen sipas ligjit pronari mban dhe paguan tatimin ne burim.
Aq injorant dhe arrogant je o shteti im, sa qe pasi pe qe te katert pjestaret e stafit ishin te deklaruar dhe paguanin kontribute te sigurimeve shoqerore e shendetesore qe nga dita e pare e hapjes se lokalit, duke paguar cdo qindarke muaj per muaj, duhet te kapeshe me dicka, duhet te vendosje nje gjobe se fuqia e shtetit aty demostrohet tek goditja e pleshtave!!
Por gjete vendin e gabuar o shtet i dhjere!! Gjete vendin e gabuar jo sepse une jam i forti i lagjes por sepse mua me ka dal bytha vendin te punoj nga ora 8 e mengjesit e deri ne 2 te nates, duke qene ne regull me cdo presje te ligjit dhe ti sot po me ve nje gjobe sepse nuk njeh ligjin!!! Me sjell nje xhandar tatimesh qe nuk di cfare eshte kontrata sherbimit dhe per cfare sherben dhe meqe nuk e di cfare eshte vete vendos nje gjobe 500 mij lek deri sa ta marri vesh cfare eshte!!!
Ti shteti im i bythes ke gjithcka sepse tregon forcen me me te dobetin, por une kam ndergjegjen e qytetarit te ndershem qe me show apo pa show, me kercenime apo pa kercenime kam paguar cdo detyrim shtetit dhe nuk do lejoj qe nje grusht xhandaresh adoleshent te tallet me djersen time nga injoranca dhe arroganca!!!
Edhe une kam lene Europen pas 15 vjetesh jetese andej, ndoshta nuk kisha 3 fishin e rroges atje….por lash gjithcka qe te kthehesha dhe t'i tregoja vetes se ky vend mund te behet!!! Vazhdoj te mendoj qe mund te behet por jo keshtu!!! Jo ne kete menyre!!!
/portali DurresLajm/