17shtator 2015 – Refugjati nga Siria, i cili u shqelmua nga një kameramane në kufirin e Hungarisë teksa mbante në duar fëmijën 7 vjeçar, do të fillojë një jetë të re në Spanjë. BBC njofton se Osama Abdul Mohsen, i cili u rrëzua për tokë nga kameramania hungareze Petra Laszlo, do të punojë si trajner futbolli në një shkollë sporti afër Madridit.

Këtë profesion ai e kishte pasur edhe në Siri.

“E ardhmja duket e mirë për tim bir në Spanjë”, i ka thënë Mohsen gazetës spanjole ‘El Mundo’.

Veprimet e kameramanes hungareze shkaktuan reagime të ashpra. Kanali televiziv në internet N1TV, për të cilin punonte ajo e ka pushuar nga puna, kurse ditë më vonë ajo vetë kishte kërkuar ndjesë.

/portali DurresLajm/