16 shtator 2015 – Një autobus shkolle është përplasur nga një tren, por për fat të mirë nxënësit ishin jashtë mjetit në momentin e përplasjes. Ngjarja ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku autobusi kishte ngecur në shina pasi aty po bëheshin edhe disa punime.

Por, shoferi ishte treguar i shkathët dhe i kishte nxjerrë 60 fëmijët jashtë autobusit në sekondat e fundit.

/S.L. portali DurresLajm/