16 shtator 2015 – Rreperi Getoar Selimi pothuasje çdo ditë publikon fotografi nga pushimet që po bën, por duke mos treguar se me kë është.
Misteri nuk zgjat për shumë kohë, ai atje është nisur me të dashurën e tij Marina Vjollca, ku edhe kjo e fundit poston imazhe vetëm nga pushimet. Sipas “Prive”, çifti është nisur drejt Republikës Domenikane, përkatësisht në Punta Cana.
Pushimet në këtë vend duket të jenë ideale pasi atje nuk gëzojnë popullaritet dhe nuk janë nën vëzhgimin e medies. Nisja drejt këtij destinacioni është bërë nga aeroporti i Tiranës dhe deri atje janë shoqëruar nga motra e Marinës, Luana.
/portali DurresLajm/