16 shtator 2015 – Pas një lajmi të publikuar në media online se Bashkia e Sarandës në faqen e saj zyrtare, nuk kishte lënë gjë pa kopjuar nga faqja zyrtare e Bashkisë së Kamzës, madje dhe emrin e qytetit e kishin ngatërruar, sot nuk del më asgjë e tillë.
Lajmi me sa duket ka shkuar në veshin e administratorëve të Bashkisë së Sarandës dhe kanë nisur punën për ta rregulluar.
Gjatë ditës së djeshme, po t’i hidhje një sy faqes online së Bashkisë së Sarandës, përkatësisht në sektorin e shërbimeve lexohej:
“Për herë të parë Bashkia Kamëz prezanton një mjedis të ri të aplikimeve dhe kërkesave të klientëve…” (Shiko foton)
I njëjti shkrim si në Bashkinë e Kamzës, pra shkurt copy paste. Të paktën të kishin denjuar të ndryshonin emrin e qytetit.
Ndërsa sot, po të klikosh në po të njëjtin sektor të faqes zyrtare të Bashkisë së Sarandës, në kategorinë “One Stop Shop” ka dalë një tjetër shkrim: “Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, me qëllim mirinformimin e tyre, rritjen e transparences…etj.”
/S.L. portali DurresLajm/





