13shtator 2015 – Noizy nuk do të jetë pjesë e spektaklit të vallëzimit, “Dance with me”. Mësohet se reperi i njohur ka refuzuar të jetë një nga konkurrentët VIP, ku partnere do të ishte Ingrid Gjoni. Nuk dihet se për çfarë nuk arritën në marrëveshje dhe cila ishte arsyeja që Noizy i tha “jo” kësaj gare të vallëzimit.
Por, nga ana tjetër, konfirmimin e ka dhënë Drini Zeqo. Prezantuesi i spektaklit të ngjashëm në Vizion plus, do të kalojë tek Klani, këtë herë si konkurrent. Shfaqja do të nisë më 21 shtator dhe aty do të konfirmohen konkurrentët.
/portali DurresLajm/