12 shtator 2015 – Pas dasmës së bujshme të Sinan Hoxhës, një tjetër këngëtare shqiptare i ka dhënë fund beqarisë. Është këngëtarja e talentuar Anjeza Shahini, e cila ka lidhur kurorë në një dasmë private me Paul Edward Conolly.
Ceremonia zyrtare është zhvilluar në Toskana të Italisë më 7 shtator, ndërsa sot kanë filluar të qarkullojnë fotot e dasmës, që u mbajt e fshehtë për mediat.
/S.L. portali DurresLajm/