12 shtator 2015 – Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka vendosur t’u japë fund menjëherë lajmeve për ekranin ku do të shfaqet sezonin e ri. Megjithëse nuk i munguan takimet dhe negociatat për të kaluar në Top Channel, Sonila ka vendosur që edhe këtë sezon të qëndrojë në Agon Channel.
E ka konfirmuar këtë me një postim në profilin e saj në Facebook ku shkruan: “Së shpejti në Agon Channel”.
Me gjithë problemet financiare dhe ligjore që po has televizioni i themeluar nga Fancesco Becchetti, duket se Sonila ka vendosur të qëndrojë. Lapsi.al
/portali DurresLajm/