12 shtator 2015 – Kushdo që ka menduar se drejtorët e institucioneve të rëndësishme shtetërore në Shqipëri paguhen mirë, e kanë pasur gabim. Të paktën kështu ka deklaruar Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila ka thënë se në punën e mëparshme paguhej 3-fish më shumë se aktualisht, por qëndron në këtë pozicion sepse i pëlqen puna që bën dhe nuk e ka sjellë njeri me zor.

“Edhe inspektorëve ua kemi bërë të qartë, nëse duan ta bëjnë këtë punë ta bëjnë, nëse nuk duan, le të thonë nuk dimë ta bëjmë dhe le të ikin. Edhe mua me zor nuk më ka marrë njeri në punë këtu, madje atje ku isha, isha më mirë akoma, merrja trefishin e asaj që marr këtu, por erdha këtu dhe po bëj këtë se këtë punë dua të bëj”, tha Shehaj gjatë një konference për shtyp, ku u dhanë detaje për aksionin kundër informalitetit.

/portali DurresLajm/