12 shtator 2015 – Çiljeta Xhilaga i ka habitur të gjithë kur deklaroi se në një të ardhme mund të ndërhyjë në gjoks.
Në një intervistë për Arian Çanin te “Zonë e Lirë”, Çili tha se nuk ka ndërmend që ta zmadhojë siç dëshirojnë sot shumë femra të ekranit, por ajo dëshiron ta zvogëlojë të paktën dy numra.
Këngëtarja e hitit “Gangsta Love” ka thënë se shpeshherë gjoksi i saj e bën të vihet në siklet dhe të ketë turp.
“Kjo gjë më bezdis, pasi me jep edhe problem me shtyllën kurrizore dhe qëndrimin drejt”, shtoi Çiljeta.
/portali “DurresLajm/