12 shtator 2015 – Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka martuar mbesën e tij, vajzën e motrës, me nipin e një tjetër minsitri, Nasip Naços.

Portali “DurresLajm” mëson se mbesa e Kokës, Marsida Gashi, lidhi kurorë me Doshi Naçon, i cili është djali i vëllait të ministrit të Drejtësisë.

Dasma luksoze u bë te prona e vëllezërve Koka, te pista e njohur në Vollga të Durrësit, ku ndër të ftuarit, nuk kishte si të mungonin dy kunetërit Nard Koka dhe Agron Duka, të cilët kanë kërcyer gjatë gjithë mbrëmjes.

Gjithashtu, edhe xhaxhai i dhëndrit, ministri Naço ka qenë shumë aktiv dhe kërcimtar i jashtëzakonshëm.

Fotot janë siguruar nga suplementi “Bluetooth” i “Gazeta Shqiptare”.

/portali DurresLajm/