11 shtator 2015 – Një video shokuese po qarkullon në të gjithë mediat e huaja, ku shfaqet një dado mizore që keqtrajton një foshnje 10-muajshe. Ngjarja e ndodhur fare pranë vendit tonë, në Shkup të Maqedonisë, ka tmerruar prindër të tërë që kanë parë pamjet e rënda.

Prindërit e fëmijës kishin vendosur të filmonin me kamerë të fshehtë dadon, pasi kishin filluar të kishin dyshime se dhunonte foshnjen e tyre, e cila kishte në trup disa të nxira të pashpjegueshme. Më pas zbulohet gjithçka.

Siç shihet dhe në video, foshnja qan dhe dadoja 65-vjeçare dëshiron të shikojë televizor në qetësi. Këtu ajo humb durimin dhe fillon të ushtrojë dhunë.

“Pse po qan, pse? Fli qelbësirë, mbylle ti bir k****”, dëgjohet të thotë 65-vjeçarja në video, ndërsa ka një moment kur ajo e kap foshnjën për fyti dhe e përplas.

Pas denoncimit në polici, menjëherë dadoja është arrestuar, e cila pavarësisht veprimeve të saj të pafalshme dhe mizore, ka pretenduar se regjistrimet janë të jashtëligjshme, pasi askush nuk duhet të guxojë të filmojë dikë tjetër në fshehtësi.

Ajo kishte 5 muaj që ishte punësuar të kujdesej për fëmijën.

/S.L. portali DurresLajm/