10shtator 2015 – Një aktor rus, i famshëm për rolet e tij në më shumë se 140 filma sovjetikë dhe rusë, po planifikon të krijojë një familje të re me gruan e tij të fundit, e cila është 60 vjet më e re se ai.
Aktori legjendar rus 84-vjeçar, Ivan Krasko u martua me të fejuarën e tij 24-vjeçare Natalia Shevel, një ish-studente e tij, në një ceremoni sekrete dje në Shën Petersburg ku morën pjesë vetëm miqtë më të ngushtë dhe familjarët e tyre. Pavarësisht shumë kritikave, çifti vetë e ka përshkruar lidhjen e tyre në një intervistë për median ruse si një ‘diçka e krijuar në qiell’.
Krasko, i cili ka qenë i martuar tri herë të tjera më parë ka thënë: “Si rezultat i fjalëve të saj, kam filluar të ndjehem si njeriu që prej kohësh e kisha harruar se isha. Kjo ishte si një ‘restart’, dhe si diçka që më mungonte dhe më është kthyer”. Krasko, edhe për dy javë mbush 85 vjeç, teksa shpreson se me gruan e re do të kenë një familje së bashku. /panorama/