10shtator 2015 – Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, tashmë ka “pushtuar” Austrinë me imazhin e tij edhe në fushën e marketingut. kompania austrike ka zgjedhur imazhin e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canën për të promovuar pijen e saj më të re freskuese “Black Eagle” (Shqiponja e Zezë), e cila tashmë ka “pushtuar” rrugët e Austrisë. Cana, pasi ka provuar me sukses fushën e blertë të futbollit, tani duket po provon imazhin e tij edhe në fushën e marketingut.

/portali DurresLajm/