10shtator 2015 – Rrjetet sociale po i bëjnë jehonë rastit të Suzana Skejës, e cila humbi zërin si pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale 5 vite më parë. Mjekët i prenë kordat e zërit gjatë operacionet për tiroidet, në nëntor të vitit 2010. Shqiptarja.com shkruan se, si pasojë e operacionit, Suzana nuk mund të gjejë asnjë vend pune dhe e gjithë situata në të cilën ndodhet u pasua nga një tronditje psikologjike. Sot Suzana ka hapur padi për QSUT dhe për disa klinika private që operojnë në Tiranë, të cilat gjykata i ka favorizuar.

Skeja ka kërkuar ndihmë në disa institucione, përfshirë këtu edhe Kryeministrinë. Punonjësit e policisë e kanë ndaluar, duke e çuar në komisariat me akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Ajo e ka çuar luftën e saj në Facebook, si i vetmi vend ku mund t'i dëgjohet zëri. "Shtet kurv doktora kasape gjyqtare te korruptuar……..nuk ka fakte qe zeri ka ik nga operacioni", ka shkruar ajo disa orë më parë në llogarinë e saj.

Përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë lirimin sa më shpejt të saj.

/portali DurresLajm/