9shtator 2015 – Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri akuzon për mashtrim me fotoshop kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit publikoi një fotografi mbi parcelat me drogë në Tepelenë. Sipas Tahirit Basha ka përdorur një fotografi të Policisë së Shtetit gjatë aksionit antikanabis dhe aty ka ndërhyrë në foto duke shtuar rrënjë të bimës narkotike të paprera.
“Fotogenjeshtra e Lulit! Si mund te genjeje keshtu Kryetari i Opozites? Si mund te tallet keshtu me qytetaret? Kur genjen per kaq, si mund te besohet per gjera me te rendesishme? Me poshte eshte foto qe publikoi Lulzim Basha, duke me akuzuar se eshte droga qe mbroj une ne Gusmar te Tepelenes. Anash, eshte foto origjinale e Policise se Shtetit, gjate aksionit te shkaterrimit te kanabis ne fshatin Xhafaj, Memaliaj. Foto e Policise eshte bere ne dt 27 Gusht 2015. Dje Lulezim Basha nxorri te njejten foto, por kishte fshire punonjesit e policise nga foto. Kjo eshte derexheja qe katandisi delenxhiu”, shkruan Tahiri.
/portali DurresLajm/