9 shtator 2015 – Një avion i “British Airways”, që kishte si destinacion Londrën, ka marrë flakë në pistën e aeroportit të Las Vegas-it, por pa shkaktuar viktima.

Avioni i tipit Boeing 777-200 po përgatitej që të ngrihej në qiell, kur motori i majtë shpërtheu në flakë, duke liruar një tym të dendur. Fillimisht tymi u përhap në kabinën e pilotëve e më pas në ambientet brenda duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Menjëherë zjarrfikësit shkuan për të neutralizuar zjarrin, duke evakuuar nëpërmjet daljeve emergjente 172 personat në bord, prej të cilëve 159 ishin udhëtarë dhe 13 pjesë e ekuipazhit. 

Askush nuk mori plagë serioze, por vetëm 14 persona pësuan lëndime të lehta, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

/S.L. portali DurresLajm/